Plagoset një person me armë zjarri në Pejë, arrestohet i dyshuari

Ndërsa, Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës kanë bërë me dije për “Indeksonline”, se i dyshuari i këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Pejë.

“Sot me datë 11.10.2021, rreth ores 18.00, në “qarshinë e gjatë” në Pejë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari i këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë Driton Rugova zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.