FESTA E ZOJES SË KËSHILLIT TË MIRË – KLINË 2026

Të dielën, më 26 prill 2026, në ora 11:00, në Klinë do të kremtohet solemnisht Festa e Zojës së Këshillit të Mirë.

Kjo festë sivjet ka një rëndësi të veçantë, pasi shënohet 130-vjetori i Zojës së Këshillit të Mirë, si dhe bëhet hapja e vitit jubilar, me ç’rast Kisha e Klinës shpallet Kishë jubilare.

Meshën Shenjte do ta udhëheq
Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, së bashku me meshtarët e Dioqezës.

Pas meshës do të mbahet:
– Procesioni me figurën e Zojës së Këshillit të Mirë
– Koktej vëllazëror në oborrin e kishës për të gjithë të pranishmit

Jeni të gjithë të mirëseardhur!