Ja sa mund të përfitojë Ballkani nga kualifikimi në grupet e Ligës së Konferencës

Ballkani është shumë afër që ta shkruajë edhe një herë tjetër historinë.

Kampioni i Kosovës, e mposhti Bate Borisovin me rezultat të thellë 4-1, në mbrëmjen e së enjtes, duke e bërë një hap gjigant drejt grupeve të Ligës së Konferencës.

Kështu skuadra suharekase përveç fitoreve në fushë, është duke e mbushur edhe arkën me para, pasi përfitimet nga garat evropiane janë goxha të larta.

Sidomos për klubet kosovare që nuk kanë buxhet të lartë. Siç edhe dihet, ekipet që kualifikohen në grupet e kësaj gare përfitojnë 2.94 milionë euro.

Ndërsa, vetëm nga faza e playoff-it, Ballkani mund të përfitojë rreth 750 mijë euro.

Ballkani, vitin e kaluar shkroi historinë, duke u bërë skuadra e parë kosovare, që kualifikohet në një garë evropiane.

Ndërkohë, ndeshjen kthyese me Borisovin e zhvillon pas një jave në Budapest.