Themeluesi i NISMA Socialdemokrate në Klinë, rikthehet në krye të degës

Sipas masave anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës dje rekomandimeve nga IKSHPK, dje NISMA Socialdemokrate – dega në Klinë, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku unanimisht ky kuvend riktheu në krye Naser Morinën, aktualisht Drejtor i Bujqësisë në Komunën e Klinës.

Vlen të theksohet se në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, NISMA e udhëhequr pikërisht nga Naser Morina, ishte vendimtare se kush do të bëhet kryear i Komunës së Klinës.

Ndërsa, NISMA në Klinë, po mobilizohet dhe po strukturohet për shkak të zgjedhjeve locale që na presin këtë vit.