Këto janë të gjitha masat që Qeveria po i shqyrton për komunat në “zonën e kuqe”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi të premten, pasi në këto momente në mbledhjen elektronike të qeverisë janë duke u shqyrtuar.

Gazeta ka siguruar propozim-vendimin me masat e prezantuara nga kryeministri Hoti.

Këto janë masat që po shqyrtohen për komunat me rrezik të lartë:

Masat në vijim vlejnë per komunat me rrezik të lartë te përhapjes se infeksionit (mbi 150 persona te infektuar për 100,000 banore brendajaves:

25.1. Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave te tyre pas orës 19:00 e deri ne orën 05:00, përveç per nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke peta shtuar nga kjo masë personelit shëndetësor, te sigurisë, drejtësisë dhe te ngjashme;

25.2. Ndalohen hyrje-daljet e qytetareve dhe automjeteve ne territorin e komunës përkatëse nga ora 19:00 deri ne orën 05:00, përvec:

25.2.1. Personelit shëndetësor, personelit te sigurisë, drejtësisë dhe studenteve;

25.2.2. Qytetareve për nevoja emergjente;

25.2.3. Operatoreve qe kryejnë punë publike;

25.3. Ndalohet veprimtaria e gastronomisë nga ora 19:00 deri ne oren 05:00.

25.4. Institucionet publike dhe private punojnë vetëm me stafin esencial, i ciii staf përcaktohet me vendim te secilit institucion ne veçanti;

25.5. Transporti publik lejohet te punoje me 50% te kapaciteteve, duke respektuar “Manualin per mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

25.6. Taksitë lejohen te punojnë me vetëm një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtare te familjes.

25.7. Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore te institucioneve vartëse te MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe te ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve te objekteve përkatëse per të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”,

25.8. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira te mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund te organizohen në sportet individuale; gjate stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjese deri në 20 persona, ndersa gjate garave mund td marrin pjese deri ne 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga perhapja e COVID1911,

25.9. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.