Tërmkolli ka thënë se ky Kuvendi Zgjedhor nuk ka ndodhur as në periudhën komuniste.

Melihate Tërmkolli nervoz që nuk fitoi Sejdiu, e godet rëndë Isa Mustafën

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli është prononcuar para mediave pasi ka folur rreth zgjedhjes së Isa Mustafës me aklamacion në krye të LDK-së.

Tërmkolli ka thënë se ky Kuvendi Zgjedhor nuk ka ndodhur as në periudhën komuniste.

“Mund të them me keqardhje, sot ndodhi nje veprim shumë i rëndë, që as në komunizëm nuk është vepruar kështu. As fjala nuk mu dha. Sepse në krye të LDK-së e kemi ministrin e Rrahman Morinës” është shprehur Tërmkolli.

Tërmkolli ka thënë se zhvillimi i këtij kuvendi është i ngjashëm me metodat e shërbimeve të fshehta.

Tërmkolli dje  tha se Fatmir Sejdiu është kandidati më i përgatitur për Kryetar.