Në Poterq u konfirmua fitorja e VV-së, elektorati mbështet Xhafer Berishën dhe Valdet Januzajn

Mobilizim të jashtëzakonshëm, po tregon VV në prag të zgjedhjeve parlamentare të 14 Shkurtit.

Në Klinë, ky subjekt politik bashkë me kandidatët për deputet po marrin përkrahjen e elektoratit.

Kjo u pa edhe gjatë takimit ku kandidati Xhafer Berisha nga Klina dhe ai nga Istogu, Valdet Januzaj u mbështetën nga banorët e fshatit Poterq.

E pranishme ishte edhe ish-deputetja Yllëza Hoti, dhe kandidatja Leonora Svarça.

Berisha dhe Januzaj prezantuan programin e partisë dhe vizionin e tyre si deputet të ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Banorët u shprehën optimistë dhe në fitoren e VV-së, duke thënë se janë për Referendum.