Tentimvrasje në Pejë, policia kap të dyshuarin që tentoi të arratiset – prokurori në vendin e ngjarjes

Të premten ka ndodhur një tentimvrasje në qytetin e Pejës. Gazeta Insajderi mëson se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave të tjerë.

Deri tani dihet që të dy personat janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Pak kohë pas aktit, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, me urdhër të Prokurorisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ersan Qavolli, prokurori i vendosur në vendin e ngjarjes, ka konfirmuar për Insajderin arrestimin e të dyshuarit dhe ka deklaruar se, për detaje të tjera, përfshirë motivin e ngjarjes, është ende herët të flitet, pasi po zhvillohen hetime intensive