Tentim vrasje në Pejë: 40-vjeçari plagoset me armë zjarri në oborrin e shtëpisë, të dyshuarit ikin

Mëngjesin e së dielës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në rrugën “Gjon Serreqi” në Pejë, ku disa persona, akoma të paidentifikuar po dyshohen se kanë gjuajtur në drejtim të një 40-vjeçari, i cili ka mbetur i plagosur. Rasti, motivet e të cilit nuk dihen ka ndodhur është raportuar në Polici nga spitali, ku viktima mori trajtim mjekësor.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me diej se rasti ka ndodhur në pikë të mëngjesit, kur viktima u gjuajt disa herë me armë zjarri, teksa ishte në oborrin e tij. I plagosur, ai hyri në shtëpi, por gjendja po i përkeqësohej, prandaj kërkoi ndihmë mjekësore.

Me t’u shtrirë në spital për trajtim, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast janë gjetur disa prova dhe janë sekuestruar një gëzhojë e fishekë.

Viktima ka dhënë një deklaratë edhe para hetuesve policorë, ku ka rrëfyer në detaje se si u përballë me sulmin me armë zjarri, që e shqetësoi jashtë mase.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “vrasje në tentativë” dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore, që çojnë në identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.