Infektologu kosovar tregon cilët hapa duhet ndërmarrë për të parandaluar një valë të re të infeksionit

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus.

Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar 137 raste të infeksionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Më këtë rast, infektologu Izet Sadiku tha se Kosova duhet të analizojë forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve, të cilat sipas tij mund të jenë të papërballueshme për sistemin spitalor.

“Numri i rasteve në Prishtinë është shumë i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja, e cila është e kuptueshme duke ditur aktivitetet në Prishtinë, por duhet edhe mobilizim më i madh, sidomos i pushtetit lokal sepse nuk ka asnjë aktivitet më të rëndësishëm në ketë fazë sesa parandalimi dhe luftimi i COVID-19”, shkroi Sadiku në profilin e tij në Facebook.

Tutje, ai përmendi disa hapa që duhet të ndërmarrin institucionet për të parandaluar një valë të re të infeksionit. Disa prej tyre janë: Rritja e kapaciteteve testuese, punësimi i mbi 600 punëtorëve shëndetësorë, rritja e pajisjeve dhe kapaciteteve spitalore, rritja e numrit të inspektorëve etj. /