Tentim vrasje me sëpatë në Gjakovë, një burrë në kërkim të policisë

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku një burrë ka sulmuar një tjetër me sëpatë.

Policia njofton se i dyshuari gjendet në arrati, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“VRASJE NË TENTATIVË-Gjakovë 27.06.2022 – 19:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht me sëpatë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk e kanë hasur të dyshuarin e cili gjendet në arrati. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport