Temperaturat sot arrijnë deri në 38 gr

Sot do të mbajë mot kryesisht me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 36-38 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.