Aksident me fatalitet në Malishevë, një i vdekur dhe dy të lënduar

B.G., 74-vjeçar, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm,
rreth orës 07:14, në fshatin Terpezë të Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj,

i cili tha se në këtë aksident u lënduar edhe dy persona të tjerë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe ekipi i emergjencës. Mjeku kujdestar që ishte në vendin

e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e një personi 74-vjeçar, me inicialet B.G. dhe lëndimin e dy personave”, tha Xhurkaj për Gazetën Sinjali.