Të shtëna me armë zjarri në Zllakuqan – Policia nis hetimet

Mbrëmë rreth orës 00:30, në fshatin Zllakuqan Klinës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë Policia e Kosovës, e cila ka ndërhyrë për të kontrolluar situatën,shkruna Klina info.

Sipas informacioneve te Klina info të para, në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja arme.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit. Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së T. Gj./Klina info/