Të shtëna me armë zjarri në Gërmi, plagoset një person

Të shtunën në Prishtinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, bën të ditur Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Skender Anamali” në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, ku është raportuar për plagosjen e një personi.

Njësitet policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhur rasti dhe e kanë bërë sigurimin e vendngjarjes.

Ndërkaq në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq policia nuk ka bërë të ditur për gjendjen shëndetësore të viktimës dhe nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar