Të shtëna me armë në Pejë

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur rreth orës 09:50 minuta, pranë stacionit të Autobusëve në Pejë.

Dëshmitarët e rastit kanë dëgjuar 4 shkrepje të armës.

Policia rajonale e Pejës e konfirmon rastin për ‘RADIO 1’.

“Në rrugën pranë stacionit të Autobusëve rrëth orës 09:50 minuta ka pasur të shtëna. Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ju konfirmoi se nga këto të shtëna, të lënduar nuk ka. Një person i dyshimtë është arrestuar dhe i njejti po merret në pyetje mbi motivet.”-i tha ‘RADIO 1’, Fadil Gashi – Zëdhënës i Policisë Rajonale në Pejë./Njeshi/