Të shtëna me armë në një lokal në Malishevë

Të shtëna me armë janë regjistruar të dielën pas mesnate në një lokal në Malishevë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, pas raportimit për të shtëna rreth orës 00:58 në fshatin Terpezë të dielën. Aty janë gjetur dy gëzhoja dhe një predhë, ndërsa i dyshuari ka ikur.

Është raportuar se në një lokal ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë. I dyshuari, i cili dyshohet se ka shtënë me armë, ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturën e tij dhe i njëjti është i njohur për policinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.