Dorëhiqet kryetari i degës së AAK-së në Pejë, ishte kandidat për kryetar të komunës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar për dorëheqjen e kryetarit të degës së Pejës, Arbër Grabovci. Ai ishte edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Pejës.

Ai tha se deri në Kuvendin e degës, detyrën e kryetarit do ta ushtrojë njëri nga nënkryetarët, sipas statutit të Aleancës.

Ndërsa vetë Grabovci tha se dorëheqja vjen për shkak të disa çështjeve përsonale.

“Për shkak të disa çështjeve përsonale dhe në konsultim me Kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, nga sot tërhiqem nga posti i Kryetarit të Degës dhe Kandidatit për Kryetar të Komunës së Pejës. Angazhimet e mija do ti vazhdoj në kuadër të grupit të asambleistëve të AAK-së, në Kuvendin Komunal të Pejës. Dhe do të jem prore pjesë e Aleancës!“, shkroi Grabovci.