Të rejat e fundit për aksidentin e rëndë në Lakrishte, në spital janë të shtrirë motër e vëlla

Dy persona, motër e vëlla, të lënduar në aksidentit e mbrëmshëm në rrethrrotullim në lagjen “Lakrishtë”, janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka konfirmuar për Ekonomia Online, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.

“Në orët e hershme të mëngjesit kemi pranuar dy pacientë, është Albin dhe Yllka Rexha. Lëndimet janë të toraksit me kontuzion torakal dhe hemoteraks minimal. Gjendja momentalisht është e mirë”, tha Kolgeci. a

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre persona janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”