Të dhënat e fundit nga KQZ për daljen në zgjedhje deri në orën 12:00

1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë kanë të drejtë vote në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në 21 komuna të vendit.

Lajmi është përditësuar: 12:00 – Bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 12:02 89 mijë e 911 qytetarë kanë dalë për të votuar në 21 komunat e vendit, ku po mbahen zgjedhjet.

Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të prijnë me numrin më të madh të qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar sot.

Në Komunën e Mamushës kanë votuar 17,62 për qind e qytetarëve me të drejt vote, në atë të Junikut 16,70 për qind, në Kllokot 11,84 për qind, në Shtime 10,91 për qind dhe në Prishtinë 8,96 për qind.

11:00 – Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:07 në Kosovë kanë votuar 71 mijë e 2021 qytetarë apo 7.18 për qind.

Në komunën e Prishtinës deri tani kanë votuar 9,33% për qind apo 15 mijë e 901.

Në 21 komuna janë 42 kandidatë që garuan edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe sot i mbetet votuesve të vendosin për të parin e komunës së tyre për një mandat katër vjeçar