Një aksident i pabesueshëm trafiku ka ndodhur në Hanahan të Charleston në shtetin e Karolinës së Jugut

Një vozitës kishte humbur kontrollin e automjetit dhe nga shpejtësia e madhe nuk arriti të bëjë kthesën në rrugë, duke përfunduar në kopshtin e një shtëpie.

Vozitësi thjesht fluturoi nga Jeep-i derisa ky i fundit po rrokullisej në ajër.

Makina vazhdoi fluturimin edhe për sa kohë dhe ra mbi burrin e shtrirë në tokë.

 

Mediat lokale raportuan se shoferi i xhipit ‘fluturues’ tejkaloi kufirin e shpejtësisë, kështu që humbi kontrollin e automjetit.

Bonnie Siembieda, pronare e kopshtit, tha se vozitësi kishte shpëtuar gjallë dhe ishte transferuar në spital.

“Ju dëgjoni tingullin e frenave dhe papritmas një automjet është në mes të kopshtit tuaj”, tregon Siembieda momentet e aksidentit, pamjet e të cilit janë kapur nga një kamerë e sigurisë