Sot hapen qendrat tregtare, parukeritë, berberët dhe klinikat dentare në Shqipëri

Duke nisur nga dita e sotme, 11 maj do të rihapen pas një ndërprerje të gjatë nga pandemia të gjitha parukeritë në Shqipëri, berberët, klinikat dentare dhe  dyqanet në Qendra Tregtare me protokolle strikte sigurie.

Po kështu nga e hëna do të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve nga ora 05:00-17:30.

Lajmi tjetër i mirë vjen për emigrantët pasi të gjithë të riatdhesuarit nga java e ardhshme do të  vetekarantinohen në banesat e tyre.

Çfarë nuk lejohet?

Ndërkohë vazhdojnë të mbeten rregullat në fuqi, duke mos u lejuar grumbullimet me më shumë se 5 veta. Po ashtu ende nuk janë hapur aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji,  transporti publik si dhe shërbimet në bare dhe restorante./Klina info/