Takimi i rregullt i Kuvendit Komunal në Pejë

Kuvendi i Komunës në Pejë mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Islam Husaj, ku në prezencën e Kryetarit, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rëndësi për Komunën tonë.

Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:

1.Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për licencimin e bizneseve për shërbimet me pije alkoolike pas procedurës së diskutimit publik;

2.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë 99 vite, të truallit prej 1000 m2, ngastrën kadastrale 4560/15 PSH e KK.Pejë, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës për ndërtimin e objektit – Zyrës Regjionale në Pejë siç është propozuar me Draft – Vendim;

3.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për aprovimin e kompensimit me banesë për shtëpinë familjare të z.Xhevdet Sadrijaj nga Peja, e cila është prekur nga shpronësimi për interes publik për shtegun e ecjes, sipas PRRU. “Puhovci, Qendra dhe Haxhi Zeka” Pejë, siç është propozuar me Draft – Vendim;

4.Shqyrtimi i propozimit për shpalljen e interesit publik në ngastrat kadastrale 1, 2 dhe 6 ZK Ozdrim për ndërtim rruge që lidh fshatin Dubovë me rrugën magjistrale Pejë – Mitrovicë, siç është propozuar me Draft – Vendim;

5.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për aprovimin e këmbimit të pronave në mes të Komunës së Pejës dhe z.Nexhmedin Dobroshi nga Peja, me qëllim të formimit të rrugës sipas Planit Rregullues Urban “Kristali” në Pejë, siç është propozuar me Draft – Vendim dhe

6.Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Administratë dhe Kryetarit të Komunës për marrjen e Vendimit për ndarjen e mjeteve në shumë prej 9.000,oo € për pagesën e shpenzimeve për kryesues të Këshillave Lokale në Komunën e Pejës për vitin kalendarik 2019.

Pyetje dhe propozime lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët.

Takimi i radhës i Kuvendit të Komunës do të mbahet në fund të muajit Nëntor 2019.