Superliga e Kosovës po starton sot, në program ndeshja Trepça ’89 – Arbëria

Pas shumë paqartësive për fillimin e edicioni të ri në futboll, tashmë është gjithçka e qartë dhe zyrtare.

Ashtu siç kishte raportuar Gazeta “Sheshi” mbrëmjen e 16 shtatorit, Superliga e Kosovës do të startoj sot me ndeshjen mes Trepçës ’89 dhe Arbërisë,

Lajmi është konfirmuar nga krerët e Federatës që kanë konfirmuar se e kanë marrë dritën jeshile nga Ministria e Shëndetësisë për fillimin e edicionit të ri.

Gjyqtarë të kësaj ndeshje do të jenë: Alban Shala, Granit Hyseni, Fatlum Jashari dhe gjyqtar i katërt Dardan Çaka.

Ky ballafaqim do të zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës me fillim nga ora 16:00.