Sulmohet me armë zjarri vetura e një polici në Leposaviq

Ende pa kaluar një javë nga sulmet e njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, sot ka ndodhur sulmi i radhës.

Vetura e një zyrtari policor në Njësinë e Policisë kufitare ka qenë cak i të shtënave me armë.

Burimet kanë bërë me dije se sulmi ka ndodhur sot në fshatin Mekinjici të Leposaviqit.

Sinjali ka siguruar edhe pamje të veturës së policit që u gjuajt nga persona të panjohur

Kujtojmë se deri më tani, institucionet e Kosovës nuk kanë njoftuar nëse kanë identifikuar ndonjë person përgjegjës për sulmet ndaj Policisë së Kosovës.