OVL UÇK në Klinë, kurora me lule mbi varrin e dëshmorit Leonard Palucaj në 23 vjetorin e rënies

Sot u bënë 23 vite nga rënja heroike e Dëshmorit te Kombit Leonard Dedë Palucaj.

Në kujtim të tij, tri shoqatat e dala nga lufta në Klinë, në krye me Hajdin Balaj, kanë bërë homazhe duke vendosur kurora me lule mbi varrin e dëshmorit.

Leonard Dedë Palucaj nga Klina, ra dëshmor më 19 prill 1999 në Koshare.