3 vite nga vdekja e veteranit nga Klina, Enver Xh. Desku

Sot janë bërë 3 vite nga ndarja nga jeta e veteranit të UÇK-së, Enver Xh Desku.

Desku dha një kontribut të madh gjatë luftës së fundit, derisa ishte pjesmarrës në luftën e lavdishme çlirimtare në
Zonën e Pashtrikut.

Me këtë rast e përkujtojnë, familja, shoqëria dhe bashkëluftëtarët me mburrje e krenari.