Stuhia mbrëmë çau një lis në Istog!

Mbrëmë në Kosovë moti ka qenë më i ligë, me shi e vetëtima, shkruan IndeksOnline.

Si pasojë e kësaj, në fshatin Tomoc të Istogu një lis është çarë në mes.

Në disa fotografi shihet se si një lis është ndarë në dysh tërësisht.

Kujtojmë se Istogu zakonisht është komuna më e prekur nga fatkeqësitë natyrore.