Sqarim: Rasti i dëmtimit të lapidarit në Binxhë ka ndodhur në vitin 2024

Dëmtimi i lapidarit të UÇK-së në fshatin Binxhë të Klinës nuk është rast i ditëve të fundit, pasi ngjarja ka ndodhur gjatë vitit 2024 dhe për të tashmë është duke u marrë Prokuroria, transmeton KLINA info.

Lapidari ishte gjetur i dëmtuar pjesërisht në zonën malore të fshatit, ndërsa pranë tij ishte hasur edhe një gëzhojë e kalibrit 20 milimetra, që dyshohet se lidhet me periudhën e luftës.

Rasti kishte nxitur reagime dhe shqetësime për ruajtjen e monumenteve historike dhe kujtesës së luftës së UÇK-së.