Sot, në të gjitha shkollat e komunës së Klinës është mbajtur gara e diturisë,

Në Klinë është mbajtur gara e diturisë për nxënës te shkollave fillore dhe te mesme

Sot, në të gjitha shkollat e komunës së Klinës është mbajtur gara e diturisë, sipas programit nacional për rininë, organizuar nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, në mbështetje të vendimit të qeverisëdhe marrëveshjeve me kryetarët e komunave.
Në këtë garë morën pjesë mbi 8000 nxënës të klasave I-XII, ndërsa u monitoru nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

Drejtori Arben Limani dhe personeli i DKA-së kanë vizituar shumicën e shkollave, po ashtu në shkollën fillore “Ismet Rraci” në Klinë procesin e testimit e monitoroi edhe zëvenësministri i Arsimit, z. Azem Guri me bashkëpunëtorë.
Rezultatet shpallen brenda gjashtë ditësh nga komisionet vlerësuese.
Duhet theksuar se gjatë gjithë procesit të testimit janë angazhuar të gjithë drejtorët e shkollave dhe koordinatorët e cilësisë.

Gara do të zhvillohet edhe në nivel komunal dhe në nivel republike