Nëna kosovare bashkohet me fëmijët e saj pas tetë vjetësh

Për rastin kishin njohuri autoritetet kosovare e gjermane. Bytyqit ia kishte marrë burri fëmijët vite më parë

Pritja e Hana Bytyqit për t’i parë fëmijët e saj mori fund.

43-vjeçarja për më shumë se 8 vjet nuk i kishte dëgjuar e as nuk i kishte parë djalin dhe vajzën e saj, raporton T7.

Thoshte se ata ia rrëmbeu ish- burri i saj nga Qyshku i Pejës.

Në një bisedë telefonike me televizionin T7, Bytyqi tha se pasi ishte ndarë me burrin, ai kishte marrë fëmijët nga ajo.

Bytyqi, e cila jeton në Gjermani, kishte paraqitur rastin para autoriteteve në të dy vendet, por u desh një kohë e gjatë që pritjet e saj të kenë rezultat.