Një pacient rrah doktorin, reagon SHSKUK

Fizikisht është sulmuar mjeku, Bujar Gashi, nga një pacient në Kliniken e Emergjencës dhe e Ortopedisë

Rreth këtij rasti ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

SHSKUK thonë se janë njoftuar nga Klinika e Emergjencës dhe Ortopedisë për sulmin që iu bë doktorit, derisa ai po ofronte shërbime kujdestarie.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) është njoftuar nga Klinika e Emergjencës dhe e Ortopedisë se Dr. Bujar Gashi, specializant i ortopedisë, është sulmuar fizikisht nga një pacient në vendin e tij të punës, derisa po ofronte shërbime kujdestarie”, thuhet në këtë reagim.

 

SHSKUK dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj mjekut, e quan akt të turpshëm dhe qyqar, ndërkaq fton organet kompetente të merren me rastin.

Sipas këtij reagimi dhuna nuk duhet të jetë mjetë për të shprehur pakqënaqesite./Gazeta inFokus

SHARE