Klina në dhimbjen e 4 prillit, aktivitetet që do mbahen në kujtim të martirëve

Më 4 prill njo het si Dita e të Pagjeturve të Klinës, dhimbje kjo për familjarët e atyre që ende nuk dinë për fatin e më të dashurve të tyre.

Edhe këtë vit në përkujdesjen e Kryetarit të Klinës, Zenun Elezaj dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon një sërë aktivitetesh.

Do të zbulohet pllaka përkujtimore e martirëve të Klinës, e families Dushi, e martirëve në Kralan.

Vizitë te Kompleksi Memorial në Pastasel e Izbicë.

Dhe do të mbahet një ekspozitë përkujtimore në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Jehona e Dukagjinit”./Klina info/