29.000 të shëruar nga koronavirusi në Zvicër

Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.

Gjatë kësaj jave, në Zvicër, janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 29.000 persona, përderisa në fund të muajit maj ishin vetëm 26 mijë të shëruar. Kjo rritje e shërimeve sipas autoriteteve zvicerane çdoherë e më shumë po vjen si rezultat nga trajtimi i duhur dhe kujdesi i stafit mjekësor karshi pacientëve dhe respektimi i masave nga e mbarë popullata.

Në Zvicër janë prekur deri më tani 31,292 raste me COVID-19 dhe në tërësi që nga rastet e para, ka bërë 507.736 testime.nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi.

Sipas raporteve nga kantonet 29 mijë njerëz janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi. Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi,albinfo.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se Zvicra është renditur e para në vendet më të sigurta në botë kundër koronavirusit.