Kusari-Lila konfirmon se do të jetë pjesë e listës së VV-së në zgjedhjet e ardhshme

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, në vazhdë e takimeve me përfaqësues të partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ka pritur në takim, kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Kjo e fundit foli pas takimit foli për media, ku tha është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen sa më parë, teksa njoftoi se edhe në këto zgjedhje do të jetë me një listë me VV-në.

“Besoj se të gjithë qytetarët, natysisht dhe partitë politike do të respektojnë rregullat për parandalimin e pandemisë.

Është shumë e rëndësishme që sa më parë të organizohen zgjedhjet dhe pastaj Kuvendi dhe Qeveria e re të vijnë me detyrat që kanë mbetë dhe janë me peshë.

Natyrisht bashkëpunimin që e kemi fillu me VV-në do ta vazhdojmë në zgjedhje të radhës, kësaj here me një marrëveshje zyrtare në mes të subjekteve politike, me synim të përbashkët”, tha Kusari-Lila.