S’lejohet qarkullimi deri nesër në rrugën Prishtinë- Pejë, vazhdon sanimi mbi urën e Dollcit

Paraditën e së mërkurës është bllokuar qarkullimi në aksin Prishtinë- Pejë, ku dhe po bëhet sanimi mbi urën e Dollcit.
Ekipa e Klina Info ka shkuar nga afër për të përcjellë punimet, për të mësuar më shumë rreth asaj se kur pritet të lëshohet rruga për qarkullim.
Menaxheri i kompanisë kontraktuese ka thënë për Klina info se për shkak të zhvillimit të punimeve, vazhdimi i qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë–Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, nuk do të jetë i lejuar deri ditën e nesërme.
Me përfundimin e riparimit të gropës, rruga do të jetë e kalueshme.

Nga ana tjetër, Ministria e Infrastrukturës kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për shqetësimet e mundshme gjatë kësaj periudhe.