Reagim me shkas nga OJQ ZANA Klinë

Komuna e Klinës i ndan mjete financiare Zyrës për Çështje Gjinore (zyrtares) pranë Kuvendit Komunal Klinë përë të festuar 8 Marsin në Strugë, me afërsisht 25 gra përfituan nga mbeshtetja financiare e Komunës, as shëndetësia, arsimi e shumë sektorë tjerë nuk patën mundesi të festojnë nga buxheti i taksa paguesve………………………………………. e mos të flasim për grupet e margjenalizuara……

Kah po shkon kjo shoqëri????!!! interesa grupore përfitojnë ???????

Po si është situata e grave të cilat janë të punësuara dhe atyre të papunësuara a ishte me mirë me u ndihmue gratë që janë kryefamiljare apo gratë fermere……???????

Qohen gratë që punojnë eskluzivisht në komuna, ministri, arsim e shëndetësi, të veshura e të grimosura, postojnë dhurata që i kanë marrë për këtë ditë, 364 dite tjera e kanë gojën plot diskriminim, po ju gra të respektuara jeni tu e ngrit zanin per me ju dhanë dhurata për 8 mars?????!!!!, a përnjimend e keni kauze respektimin gjinor, gjë që shume pak për tu besuar.
A keni mendu që për 8 marsin duhet me festu e me u gzu edhe gratë që nuk janë në institucione e që besa ndihmën sociale e kanë sa 1/6 e pagës tuaj, e në fund ju të ajo kategori shkoni gjatë gjithë vitit dhe i flisni për barazi gjinore e respektim të drejtës së gruas.
Nuk jemi për mos barazi, përkundrazi bejmë thirrje të këte sa më shumë barazi në cdo sektorë, por jemi kundër keqpërdorimit të termit barazi, për kënaqësi e interesa personale.
Urime 8 marsi, o ju gra që sot për ju nuk mendoi askush, as burri juaj sepse nuk kishte mundësi të u’a uronte, as djali i juaj që zemra e tij donte por mundesit i kishte të vogla, as “shefi” i juaj në punë, sepse nuk kishit një të tillë prandaj ti hesht e mos thuaj gjë, e kur këto zonjat e rënda të vijnë në shtëpi për të promovuar barazinë gjinore dhe respektimin e gruas, ti me zemër të bardhë e plot buzëqeshje u ofro mikpritje dhe sjellje njërzore.

Në vende të tjera ku beteja nuk është me armë, por me mjete të tjera moderne, lufta e grave vazhdon të jetë në frontin e sigurimit të pavarësisë ekonomike, të mundësisë për të përfaqësuar interesat e komunitetit në pushtetin lokal, apo për të rritur numrin dhe këndvështrimin e tyre në pushtetin qendror.
Ndryshe, dita e 8 marsit përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”

Në rastin më të keq, numrat për gratë flasin shumë troc dhe keq, të përfaqësuara.

Duke ditur se Legjislacioni në Kosovë ofron një bazë të mirë për inkurajimin dhe mbështetjen e pjesëmarrjes së femrës në procesin e punës dhe vendimmarrjes, OJQ ZANA Klinë është themeluar 18.02.2002, që 18 vite OJQ Zana angazhohet në procesin e sa më shumë grave në proceset vendimmarrse, andaj vendosa t’i drejtohem opinionit publik përmes kësaj komunikate në emër timin personal dhe në emrin e Organizatës lidhur me pozitën e femrës në proceset vendim – marrëse në komunën tonë –Klinë.
Prandaj edhe qëllimi i këti reagimi është promovimi dhe fuqizimi i pjesëmarrjes së gruas në pozita vendimmarrëse në komunën tonë.
Personalisht nuk jam këtu të përfaqësoj dhe mbroj ide feministe, por të promovoj vlera demokratike dhe barazi njerëzore për të gjithë, pa dallim, gjinie, feje, race a kombësie.
Pjesëmarrja e femrave dhe veçanërisht atyre që janë të reja në moshë, në procesin e punës dhe vendimmarrjes në komunën tonë, është shumë e kufizuar dhe nuk është proporcionale me përqindjen gjinore të popullsisë, pavarësisht se Ligji për Barazinë Gjinore e parasheh që pjesëmarrja e barabartë gjinore në institucione është arritur vetëm atëherë kur përfaqësimi në nivel të pushtetit është 50 %. Mirëpo bazuar në informatat dhe hulumtimet pothuajse në të gjitha rastet, kuota gjinore është shpërfillur dhe nuk ka shenja të ngritjes së ndonjë përqindje të pritur.
Bazuar në këto fakte, kjo shtresë e shoqërisë pothuajse ka mbetur pa zë dhe me të drejta të pakta, kur dihet se nga 10 drejtoratët, 1 Drejtori udhëhiqet nga një femër.
Nga 136 zyrtarë të Administratës komunale, vetëm rreth 33 janë gra edhe vetëm 3 në pozita të vendimmarrjes. Poashtu ne institucionet si: arsimi, shëndetësia, siguria publike, në polici por edhe në shumë institucione tjera të nivelit komunal, mungon vendimmarrja e plotë e femrës. Në këtë rast, evidente është edhe mungesa e shfrytëzimit të së drejtës në përfaqësim sepse gratë dhe vajzat shumë herë po shihen si dekore të politikës dhe jo që ngrisin zërin për përfaqësim të denjë
Poashtu mund të theksoj se mungon plotësisht përkrahja e femrave në biznese e veçanërisht e atyre kryefamiljare, për të cilat ekzekutivi komunal nuk ka zhvilluar politika të cilat e fuqizojnë ekonomikisht gruan, sidomos kur kemi parasysh se mbi 60% e të papunëve në komunën tonë e përbëjnë gratë.
Nuk mund të konsiderojmë se kemi një trajtim adekuat të çështjeve që lidhen me mirëqenien e gruas, familjes dhe shoqërisë në përgjithësi, kur dihet se në të gjitha 9 drejtoritë kemi të emëruar udhëheqës meshkuj dhe vetëm 1 drejtori Udhëhiqet nga një femër, Asambleja Komunale udhëhiqet nga një mashkull, nënkryetari i Komunës është mashkull, e shumë pozita të tjera udhëheqëse janë meshkuj, siç janë shkollat, Shtëpia e Shëndetit, e institucione të tjera.
E drejta e gruas që të jetë pjesë e barabartë e shoqërisë sonë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligje. Këto ligje janë miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, prandaj duhet respektuar.
Në këto rrethana, kërkoj përkrahjen e të gjithëve si të femrave ashtu edhe të meshkujve, në mënyrë që të ndalohet diskriminimi i atyre femrave që janë viktima të rrethanave të pabarazisë gjinore, diskriminimit, kushteve jo të mjaftueshme për një arsimim, punësim dhe emancipim adekuat, si një e drejtë elementare për jetesë.
Një parim i tillë është me tej i garantuar veç tjerash edhe me Ligjin Kundër Diskriminimit i cili është kundër diskriminimit në baza gjinore, i përcaktuar me nenin 2 në këtë ligj. Fusha e zbatimit të këtij ligji mbulon jo vetëm institucionet publike, por edhe ato private duke përfshirë veprimet dhe mosveprimet edhe të personave fizik të cilat parashihen me Nenin 4 të këtij ligji.
Dhe për fund t’ua kujtoj edhe njëherë se barazia mes njerëzve është themel i demokracisë, andaj t’i mbrojmë dhe promovojmë vlerat demokratike në të cilat thirremi çdo ditë.

Tahire Gashi
Klinë 07.03.2020