Shtohen masat e sigurisë para ndeshjes Kosovë-Greqi, qytetarët pa bileta nuk lejohen të afrohen afër stadiumit

Kanë filluar përgatitjet për ndeshjen Kosovë- Greqi, e cila do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Loja do të zhvillohet nga ora 20:45, ndërsa nga tani janë marrë masa që në stadium të lejohen të hyjnë vetëm qytetarët që kanë blerë biletat.

Afër hyrjes së stadiumit ka ekipe të Policisë së Kosovës.

Ndeshja Kosova-Greqia luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi: