Shtesat për fëmijë, hapet aplikimi për fëmijët e lindur nga viti 2009

Qeveria e Kosovës ka zgjeruar programin e shtesave për fëmijët duke mundësuar shtesa edhe për fëmijët e lindur në vitin 2009.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është hapur aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2009 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë.

Aplikimi duhet të bëhet në platformën E-Kosova.