Shpejtim Bulliqi kandidat i VV-së për kryetar të Podujevës

Shpejtim Bulliqi është përzgjedhur si kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës.

Kandidimi i tij ka ardhur pas zgjedhjeve të mbajtur brenda strukturave të partisë.

Bulliqi është zgjedhur deputet për këtë legjislaturë, por duket se ai do të japë dorëheqje në rast se zgjedhet kryetar i Komunës së Podujevës.

Nga radhët e LDK-së, gjatë ditës së djeshme u nominua Nexhmi Rudari.

SHARE