Shënohet Dita e Shkollës “Ali Krasniqi”, në Ujmirë

Sot, është shënuar Dita e Shkollës “Ali Krasniqi” në Ujmirë të Klinës.

Me këtë rast, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka publikuar disa fotografi ku shihet përkrah babait të heronjve Ali e Mujë Krasniqi, ku shkruan:

“Gjashtë marsi është ditëlindja e dëshmorit Ali Krasniqi. Gjashtë marsi, po ashtu, është edhe dita e shkollës fillore të mesme të ulët në Ujmirë që me krenari mban emrin e këtij luftëtari të lirisë.

Kisha kënaqësinë që bashkë me mixhën Halil Krasniqi, babain e Aliut, drejtorin e Arsimit, Qemjal Sejdija, atë të Shërbimeve Publike, Qendrim Millaku, veteranë të arsimit, veprimtarë, mësimdhënës e nxënës, të marrim pjesë në kremten e ditës së shkollës, shkollë kjo që ka një të kaluar të ndritur e në të cilën janë arsimuar e janë edukuar në frymë atdhetare shumë breza.
Urime të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve dita e shkollës”.