Shemsi Bajraktari, nga fshati Rudicë, është kandidati me numër 19 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kuvendin e Komunës së Klinës.
Shemi ka përfunduar studimet themelore në drejtimin Juridik dhe është një nga bashkëpunëtorët e afërt dhe më të përkushtuar brenda Aleancës.
Me përvojë të konsiderueshme në administratën komunale, ai ka shërbyer për dy mandate si pjesë e kabinetit komunal, ndërsa aktualisht ushtron detyrën e Shefit të Kabinetit.
Në këtë pozitë, ai është dalluar për profesionalizëm, përgjegjësi dhe angazhim të vazhdueshëm në përmbushjen e detyrave institucionale.
Përveç përvojës institucionale, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në organizatën “Kryqi i Kuq” në Klinë, ku ka shërbyer me sukses si instruktor i ndihmës së parë dhe ka dëshmuar përkushtim dhe integritet profesional.
Në zgjedhjet e kaluara lokale, ai fitoi besimin e qytetarëve dhe u bë pjesë e Kuvendit Komunal. Në zgjedhjet e 12 tetorit, Shemsi Bajraktari rikandidon me qëllim të vazhdimit të angazhimit të tij për të përfaqësuar me dinjitet qytetarët e Klinës dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të komunës.
19✅