Merr flakë avioni i “Air Albania” (VIDEO)

Avioni i “Air Albania” ka marrë flakë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas të premten.

Sipas televizionit, nuk ka asnjë person të lënduar nga incidenti.

Shkak i flakëve në avion dyshohet të jetë një defekt në motor, raporton Report TV.

Avioni është përfshirë nga flakët pak para nisjes së fluturimit dhe nuk ka pasur pasagjerë në bord.