Rruga e pakalueshme në Dresnik të Klinës, banorët ankohen

Banorēt e një lagjeje në fshatin Dresnik të Klinës, janë në hall të madh.

Rruga që u shërben atyre, është bërë e pakalueshme

Banorët thonē për Klina.info se janë bllokuar, derisa kanē kërkuar ndihmë nga Komuna e Klinës, që kjo rrugë të asfaltohet, por që nuk kanē ndërmarrē asgjë.

Ata po ashtu thonē se po kanë vështirësi t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, çka se po u duhet t’i bartin me mjete transporti./Klina info/