Osmani, Kurti e Konjufca vizitojnë shtëpinë në Poklek ku u dogjën 53 civilë nga forcat serbe

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, kanë vizituar shtëpinë e familjes Muçolli, në fshatin Poklek të Drenasit, ku 53 civilë u dogjën nga forcat serbe.

Fillimisht krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në këtë fshat.

Në fshatin Poklek i Vjetër, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë.