Rrokulliset me traktor një 42-vjeçar në Skenderaj, dërgohet në spital

Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Rakinicë të komunës së Skenderajt, ku një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti që pësoi me traktor.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se burri 42-vjeçar është rrokullisur me traktor.

Për pasojë, burri raportohet se ka marrë lëndime jo të lehta.

Ai pas aksidentit është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, aty ku ndodhet edhe tani duke marrë tretmanin mjekësor.

Ndërkohë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.