Real Madridi e zyrtarizon transferimin e talentit brazilian

Real Madridi ka arritur ta zyrtarizoj transferimin e 18 vjeçarit brazilian, Reinier Jesus Carvalho.

Futbollisti është transferuar te gjiganti spanjoll nga Flamengo për shumën prej 35 milionë euro dhe ka arritur të nënshkruaj kontratë me futbollistin deri në vitin 2026.

Transferimin e ka konfirmuar edhe Real Madridi përmes faqes së tyre zyrtare.

Futbollisti ishte pjesë e skuadrës së Flamengos, fillimisht për skuadrën U20 pastaj për skuadrën e parë kurse tani ka arritur transferimin te Real Madridi./