Rasti i parë në Kosovë, foshnja 2 javëshe rezulton pozitive me koronavirus

Një foshnje ka rezultuar pozitive me Covid-19, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë dr. Xhevdet Gojnovci.

“Foshnja ka ardhë më datën 7, është pranuar në Klinikën e Neonatologjisë me temperaturë. Aktualisht është duke u trajtuar në kujdesin intensiv, në hapësirën e ndarë për trajtim të foshnjeve me Covid-19. Testi ka rezultuar pozitiv”, tha Gojnovci për Gazetën Sinjali.

Pesha e foshnjës është 4.170 gram, ndërsa është sjellë në jetë më datën 22.06.2020.

“Për momentin është në gjendje stabile”, përfundoi doktori. /