Radio Televizioni i Kosovës e transmeton ndeshjen Zvicër – Kosovë

Kosova në futboll sot e zhvillon ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës.

Zvicra dhe Kosova luajnë në Cyrih, me fillim në orën 18:00.

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) do ta transmetojë ndeshjen falas.

Interesimi për ta parë nga afër këtë sfidë nga tifozët shqiptarë është i jashtëzakonshëm dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë.

Kujtojmë se Kosova pesë ditë më parë demoloi Burkina Fason 5:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të një ndeshjeje tjetër miqësore.