Qeveria ndan 513 mijë euro për të paguar orët shtesë të zjarrfikësve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë mjete financiar për të paguar orët shtesë të punës për mbi 700 zjarrfikës.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 513 mijë euro për të paguar punën në orët shtesë që kanë bërë më 2021 766 zjarrfikës.

“Ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve kemi pranuar kërkesën e MPB me arsyetimin për pagesën e orëve shtesë gjatë vitit 2021 për zjarrfikësit. Bëhet fjalë për 513 mijë e 872 euro. Për zbatimin e këtij vendimi përdoren mjete buxhetore në kategorinë e pagave dhe shtesave të organizatave buxhetore aty ky zjarrfikësit janë në listën e pagave”, ka thënë Ministri Murati.